Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qeveria e re do t’i ketë 63 apo 64 deputetë.
Haxhiu ka shtuar se nuk do të ketë marrëveshje me Listen Serbe për krijimin e qeverisë.
“Unë besoj që qeveria do t’i ketë 63 apo 64 deputetë, pa Listën Serbe, as nuk do të kemi takime me ta për të marrë mbështetjen e tyre për qeverinë tonë”, ka thënë ajo.
Sa i përketë pozitës se ku do të jetë Haxhiu, ajo thekson se ende nuk është diskutuar.
“Ende nuk ka vendim se kush ku do të jetë”, ka thënë ajo.