Nesër pritet të mblidhet kryesia e AAK-së, një gjë të tillë e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së këtij subjekti, Shkumbin Demalijaj.
Kujtojmë që për votat e kandidatëve të AAK-së u shkua në rinumërim, pas publikimit të një video inçizimit që ngriste dyshime për manipulim të votave në QNR.
Në fakt dyshimi i ngritur doli i saktë pasi që Meliza Haradinaj nuk do të jetë deputete, por ulësja e Kuvendit do t’i takojë një tjetër kandidate nga kjo parti.
Poashtu pas këtyre zhvillimeve, ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryediplomatës, Meliza Haradinaj-Stublla, dhe jo vetëm nga kjo pozitë, por edhe nga subjekti AAK.
Ajo pas largimit ka hedhur akuza ndaj disa personave në ish-subjektin e saj, duke i quajtur ata toksik, e përvetësisht e ka quajtur kryetoksik, Pal Lekajn.
Vendin e saj si kryediplomate e ka zënë Besnik Tahiri.