Në Klinikën Infektive të QKUK-së, nga dita sotme është lëshuar në funksion sistemi qendror i furnizimit me oksigjen për të gjithë shtretërit e kësaj klinike.
Ky investim, i bërë nga SHSKUK-ja, do të ofrojë siguri më të madhe për pacientët që kanë nevojë për oksigjen, e po ashtu do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor.
Për të parë investimin e bërë dhe funksionimin e këtij sistemi, dr. Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, ka vizituar Klinikën Infektive, me çrast është informuar për punimet e kryera.
Ai është njoftuar nga stafi i kësaj klinike se përmes këtij investimi do të jetë më i lehtë trajtimi i pacientëve dhe stafi i klinikës do ta ketë më të lehtë punën.
Furnizimi me oksigjen qendror do të bëhet nga cisterna (boti) me kapacitet 20 mijë litra, investim ky i kryer në vitin e kaluar nga SHSKUK-ja.
Shtrirja e sistemit qendror të furnizimit me oksigjen, do të vazhdojë edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe klinikat e tjera të QKUK-së.