Policia e Kosovës mban takim për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor

Aktuale

Policia e Kosovës mban takim për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor

Më: 11 mars 2021 Në ora: 18:26
Foto nga takimi

Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë u mbajt një takim ndërmjet akterëve kryesorë në Policinë e Kosovës ku u diskutua për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor dhe masat e mëtejme që duhet ndërmarr për menaxhimin sa me efikas të trafikut në vendin tonë.

‘Takimi u mbajt nën drejtimin e  Drejtorit për Operacione në Policinë e Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi dhe të tjerë.

Pjesëmarrës gjithashtu ishin përfaqësues të Policisë nga Divizioni për Siguri Publike, Shefat e njësive rajonale të trafikut si dhe të Njësisë për kontroll të autostradave.

”Në këtë takim u diskutua për gjendjen në trafik përgjatë viteve si dhe gjendjen aktuale, ku u vlerësua nevoja e bashkërendimit të të gjithë akterëve përfshirë edhe institucioneve tjera relevante për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira për sigurinë e përgjithshme rrugore.

U potencua edhe roli dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i mediave në përgjithësi, në funksion të prezantimit dhe ofrimit të informacioneve për publikun lidhur me aktivitetet/operacionet policore, fushatat vetëdijësuese dhe planet e programet për parandalim dhe vetëdijesim.

Gjithashtu u konfirmua se Policia e Kosovës do të vazhdoj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore përmes planifikimeve konkrete operacionale për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në vend, në mënyrë që të kemi një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona”, thuhet mes tjerash në kumtesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat