Analisti Arben Ahmeti ka reaguar ndaj fushatës denigruese që po bëhet ndaj kandidatit për kryetar të LDK-së, Besian Mustafës.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, shkruan se kjo është fushatë denigruese dhe e gërditshme që po bëhet ndaj Mustafës.
Ai shton se, Besiani po i komplekson të gjitha grupet brenda LDK-së.
Ahmeti shkruan se, Besiani ka punuar mirë gjatë punës në ministri, gjë që po e bënë rival të këtyre që po pretendojnë që janë të lindur për të qenë ministra.
“Është djali i Xhemajl Mustafës gjë që e bënë rival të këtyre që kanë një foto me Ibrahim Rugovën dhe kësisoj sillen si pronar të LDK-së”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Postimi i plotë:
E gërditshme me pa kolegë të respektuar se si që dy ditë kanë hy në një fushatë denigruese ndaj Besianit për shkak të kandidaturës.
Pa prezantu asnjë fakt e me hamendësime kanë vendos me e shpallë Besianin kandidat të gardës së vjetër.
Hamendësimi i tillë as nuk është i bazuar në fakte, as informacione e as logjike. Është vetëm hamendësim që provon ta dëmtojë kandidaturën e Besianit në favor të një tjetri.
E pritshme me e sulmu kështu sepse Besiani po i komplekson të gjitha grupet.
Ai është i ri e i diplomuar jashtë, gjë që e bënë rival të këtyre që të qenit të ri dhe një diplomë ndërkombëtare e kanë vlerë në garë.
Ai ka ba punë të mirë si ministër, gjë që e bënë rival të këtyre që pretendojnë se janë të lindur për të qenë ministra.
Është djali i Xhemajl Mustafës gjë që e bënë rival të këtyre që kanë një foto me Ibrahim Rugovën dhe kësisoj sillen si pronar të LDK-së.
Ky postim nuk ka asgjë kundër kandidateve Abdixhiku, Haziri e Quni. Secili prej tyre mund të bëjë punë të mirë, por nuk mund të mos reagoj kur shoh që dikush sulmohet kaq padrejtësisht.
Besian Mustafa #LDK #Gara