​AAK: Të rinumërohen votat e të gjitha partive politike

Aktuale

​AAK: Të rinumërohen votat e të gjitha partive politike

Më: 11 mars 2021 Në ora: 19:12
Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të kryesisë.

Përmes një deklarate për medie, AAK ka kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin ndaj të gjithë manipuluesve.

“Në situatën e krijuar konsiderojmë se është e domosdoshme të rinumërohen të gjitha votat, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhen të gjitha pretendimet për manipulim. AAK kërkon nga organet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin e pa asnjë kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë manipuluar me votën e qytetarit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e AAK-së.

Deklarata e plotë:

- AAK përshëndet procesin zgjedhor dhe falenderon të gjitha strukturat, vëzhguesit e komisionerët që kanë kontribuar në rregullësinë e këtyre zgjedhjeve.

- AAK njëkohësisht, i ka marrë me shqetësim informatat për shpërdorim të votave të kandidatëve të të gjitha partive politike, përfshirë dhe atyre të Aleancës.

- E konsiderojmë tendencioze përpjekjen që të gjitha parregullësitë në zgjedhje t’i faturohen kryesisht AAK-së.

- Në situatën e krijuar konsiderojmë se është e domosdoshme të rinumërohen të gjitha votat, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhen të gjitha pretendimet për manipulim.

- AAK kërkon nga organet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin e pa asnjë kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë manipuluar me votën e qytetarit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat