Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka publikuar letrat që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u kanë dërguar partive politike.
Tri letrat që i kanë dërguar janë për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, por kjo letër sipas tij, i është dërguar edhe subjekteve të tjera politike nga komunitetet.
Mirëpo, ajo që bie në sy është se në letrën e PDK-së i janë drejtuar Enver Hoxhajt, në atë të AAK-së, Ramush Haradinajt kurse për LDK-në, nuk kanë emër, por kanë shkruar 'për kryetarin e LDK-së'.
“Këto janë letrat që Kryetari Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani kanë nisur në drejtim të subjekteve politike. Po ashtu kjo letër i është dërguar edhe subjekteve politike nga komunitetet”, ka shkruar Manxhuka.
Të gjitha letrat e dërguara partive politike përmbajnë tekstin e njëjtë.
“Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, është shumë me rëndësi që të procedohet tutje me formimin e institucioneve që reflektojnë vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje, sapo të certifikohen rezultatet përfundimtare nga ana e KQZ-së.
Me qëllim që ky proces i konstituimit të institucioneve të bëhet sa më shpejtë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit dhe legjislacionin në fuqi, ftoheni për konsultim për hapat e mëtejmë në këtë proces. Propozojmë që takimi të mbahet në formatin 1+1”, thuhet në letrën e Kurti e Osmanit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/11/auto_159559556_10159321373853698_7348271223923328995_n1615487399.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/11/auto_159867231_10159321373858698_8201953738535562229_n1615487399.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/11/auto_159950545_10159321374028698_4166214848296447862_n1615487403.jpg)