Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, në zgjedhjet e 14 shkurtit arritën një fitore absolute.
E njëra ndër mbështetëset më të mëdha të Kurtit dhe Osmanit është edhe opinionistja e njohur, Kimete Berisha, e cila në vazhdimësi përmes shkrimeve, ka bërë thirrje që të votohet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
Por tani ku po bëhen gati një muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve, Kimete Berisha ka filluar me kritika.
Fillimisht, kritikoi Albin Kurtin, i cili i premtoi ambasadorit turk në Kosovë, se shteti i Kosovës do ta shqyrtojë vendin për vendosjen e Ambasadës në Izrael.
“Nëse Amerika ka 'gabuar' që e ka vendosur Ambasadën e saj në Jerusalem, pse të mos 'gabojmë' edhe Ne! Nuk e kuptoj çfarë i duhet Kryeministrit Kurti ta ushqejë Grenellin dhe krejt botën me deklarata dykuptimëshe për vendin e Ambasadës së Kosovës në Izrael. Dhe pse u dashka të përsëriten gabimet e njejta, të cilave ua pamë sherrin! A s'bën me hesht, veç për secilin send duhet me bë filma! Ambasada e Kosovës në Jerusalem është dashur të bëhet temë pasi të inagurohej ambasada, e jo të hapet tema, që të stërkeqet dhe të degradojë debati deri aty, sa çdo i dyti analfabet të shpreh mendimin e tij të sëmurë për politikën globale. Stërkeqja e temës bëhet me qëllim. Nuk e kuptoj pse Kryeministri nuk e ka të qartë se Marrëveshjet nuk shqyrtohen, por implementohen. S'ka arrogancë më të madhe se sa ta ri-shqyrtosh vendin e Ambasadës së Kosovës në Izrael. T'i thuash JO Erdoganit, nuk është rrezik, as nuk është veprim arrogant, respekt për brengat turke, sepse Presidenti turk e di se kur bëhet fjalë për njohjen reciproke Izrael/Kosovë, Ai nuk ka punë me Kosovën, por me Amerikën, që e solli marrëveshjen dhe njohjen reciproke mes Izraelit dhe Kosovës”, kishte shkruar ndër tjerash Kimete Berisha, opinion të cilin mund ta lexoni të plotë KËTU.
E sot, Berisha ka drejtuar kritika ndaj ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanit.
“Allahile Presidente, çka është puna jote kështu, gjithë ditën e lume merresh me data historike, me nostalgji nga e kaluara dhe me përkujtimin e demonstratave. A ekziston për Juve e tashmja, dhe eventualisht e ardhmja, a ka mundësi me ekzistu! Se asnjë politikan në botë, askush hiç, përveç këndi i kujtimeve, Institucionet përgjegjëse, librat dhe historianët, askush nuk merren përditë me të kaluarën dhe me patriotizëm, se ka kush merret me të kaluarën. Qysh është e mundur, qe një muaj i morët gjithë këto vota dhe asnjë fjalë nuk e folët për vuajtjet e ditëve tona, për vdekjet e përditshme nga pandemia; për papunësinë e madhe dhe për depresionin; Për mungesën e vaksinës dhe për masat kundër pandemisë që nuk i respekton kush. Kosova po dergjet nga papërgjegjësia institucionale, nga hajnia e qeverisë dhe nga padija, ndërsa Ju merreni me tema të mbyllura dhe të kryera. Me tema të lehta, që nuk kërkojnë zgiidhje”, shkruan ndër tjerash Kimete Berisha, opinion të cilin mund ta lexoni të plotë KËTU, shkruan “Bota sot”.