Abdixhiku: Do të bëjë ndryshim, por jo revolucion

Aktuale

Abdixhiku: Do të bëjë ndryshim, por jo revolucion

Më: 11 mars 2021 Në ora: 21:32
Lumir Abdixhiku

Kandidati për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nëse arrin që të dielën të zgjidhet kryetar i kësaj partie do të bëjë ndryshime, por jo revoluciuon.

Ai ka thënë se ka kandiduar sepse e ka ndjerë përgjegjësi për besimin që i kanë dhënë votuesit e LDK-së.

“Rezultati i zgjedhjeve ishte shumë i rëndë. Unë këtë rrugë e shoh më shumë si nder dhe përgjegjësi, dhe nuk mund t’i iki përgjegjësisë që më është dhënë nga votuesit tash e tri herë dhe nuk mund ta lë pa dhënë kontributin tim. Ajo cfarë do të angazhohem është që të bind secilin se platforma që do të prezantojë është rruga më e mirë për LDK-në”, tha ai.

Ai ka thënë se në këtë parti duhet të ndodhin ndryshime.

“Tani është e qartë se duhet ndryshim dhe vazhdimësia na ka dërguar në këtë rezultat. Nuk ka anëtarë në LDK që është I kënaqur me gjendjen e tanishme. Ne nuk duhet të rrimë të qetë në gjendjen e tanishme. Nuk po flasim për transformime rrënjësore në ideologji është më tepër në nivelin e organizmit partiak. Duhet të jemi të sinqertë me veten dhe të gjejmë pikat tona të dobëta me shprsën se do të kthejmë votuesit”, tha Abdixhiku në Rubikon .

Ai tha se LDK është gjatë në skenën politke dhe shumë njerëz në një fazë të caktuar njerëzit kanë qenë të involvuar në LDK. Ai tha se interesimi I madh për zgjedhjet në LDK shihet si potencial.

“Ky interesim është potencial. Unë qëndroj për ndryshim e jo revolucion. Por po flas për elemnete defektoze që e kanë ngulfatur rritjen tone”, tha ai.

Ai ka thënë se vet LDK është fajtor për këtë gjendje.

“Analiza e tillë natyrisht se na shpie të vetvetja dhe nuk kemi kënd ta fajësojmë tjetër. Ne nuk kemi arritur ta dëgjojmë zërin qytetar që nuk ka qenë britmë por piskamë. Ne nuk kemi qenë të vëmendshëm. Këtu ka dy gabime që e ka kthyer një LDK që pothuajse ishte fiteuse në një LDK që është dënuar nga votuesit tanë dhe është bërë tablo qitëse. E para mospëruthja e qytetarëve tanë me përfaqsim, ofronim dicka tjetër dhe realizonim dicka tjetër”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat