Për dallim nga turqit, që i vendosën kushte, ashkalinjtë nuk kanë ende ndonjë kërkesë specifike për Albin Kurtin në këmbim të votës për qeverinë e tij.
Resul Makreshi, kryetar i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, e cila ka fituar një mandat të deputetit në Kuvendin e Kosovës, tha se nuk do të kërkojnë ndonjë post ministror në Qeveri e re, e as nuk ka kushte për kreun e VV-së Albin Kurtin.
Ndonëse vetë nuk ka i arritur votat e mjaftueshme që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, mandatin për deputet të PAI në legjislaturën e ardhshme, më 14 shkurt, e ka fituar bashkëpartiaku i tij Bekim Arifi.
Por, nëse jo kushte, kryetari i PAI paralajmëron që partia e tij të ketë disa kërkesa për qeverinë e re, por thotë se ende nuk i kanë biseduar.