Anton Quni ministër i mbrojtjes në detyrë, po flitet si kandidat për kryetar të LDK-së. Zgjedhjet do të mbahen me 14 mars dhe pritet të shihet se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i kësaj partie.
Duke qenë si ministër, Anton Quni ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Kështu, Quni ka deklaruar se posedon shtëpi dhe banesë në vlerë 360 mijë euro.
Ai ka deklaruar një veturë VË Jetta në vlerën 11 mijë euro në pronësi të bashkëshortes së tij.
Tek paratë e kursyera ka deklaruar rreth 10 mijë euro në emër të tij dhe të fëmijëve.
Ndërsa duke i përfshirë edhe të hyrat e tij vjetore nga paga e tij si ministër, pensionin e TMK-së dhe të ardhurat e fmëijëve të tij nga Austria dhe Gjermania, ai ka deklaruar të hyra vjetore mbi 67 mijë euro./Bota sot