Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur rreth kërkesës së sotme të Lëvizjes Vetëvendosje për të diskutuar rreth çështjes së presidentit.
Ai ka thënë se nuk do të pranojë të takohet me Kurtin e Osmanin të hënën, nëse këtë të diel ai do të jetë kryetari i ri i LDK-së.
Gjithëherë nëse bëhet kryetar i LDK-së, Abdixhiku tutje tha se do të shikojnë për një orar tjetër më vone, që po ashtu është më i përshtatshëm për LDK-në.
Kujtojmë që sot Lëvizja Vetëvendosje, ka dërguar letër-ftesa për të diskutuar për çështjën e presidentit në tri adresa, tek PDK, AAK e LDK.