Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente të vendit, Vjosa Osmani i kanë dërguar letra krerëve të partive politike.
Qëllimi i këtyre letrave është diskutimi për çështjen e presidentit.
Kjo letër i ka shkuar edhe Partisë Demokratike të Kosovës, përkatësisht Enver Hoxhajt.
Këtë letër e ka publikuar sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi.
Gjoshi në postimin e tij në Facebook, ka treguar se çfarë nuk ka kuptuar nga letra e dërguar nga Kurti e Osmani.
Postimi i plotë:
Në formatin 1+1, kush nuk merr pjesë në takim? I ftuari? Kurti apo Osmani? ?
Se këtu në letër dy veta po e ftojnë një tjetër, e 2+1 me duket bëjnë 3.