A po shkojmë drejt imunizmit kolekti?

Aktuale

A po shkojmë drejt imunizmit kolekti?

Më: 12 mars 2021 Në ora: 07:32
Ilustrim

Çdo të premte, autoritetet shëndetësore dhe qeveritare vendosin për masat e reja anti Covid, varësisht nga situata epidemiologjike në vend. 
Ndonëse Kosova aktualisht  ka në fuqi masa anti covid, ato po respektohen shumë pak.
Infektologu Ilir Tolaj, duke folur për Radio Kosovën tha se ndonëse ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus, numrat e ditëve të fundit tregojnë për një trend në rënie.

 ‘’Kjo flet për një situatë epidemiologjike stabile për sa i përket pandemisë në Kosovë. Fakti që nuk ka rritje të rasteve flet që kjo valë e pandemisë është më e lehtë sesa vala paraprake të cilën e kemi përjetuar më herët. Në qoftë se rastet e reja nuk do të tregojnë një ngritje tjetër, atëherë nuk ka nevojë për masa të tjera të kufizimeve në Kosovë’’, tha Tolaj.
Por ai shtoi se ardhja e vaksinës në këtë periudhë kohore, do ishte shumë e mirëseardhur. Ai foli edhe për masat ekzistuese që nuk po respektohen në masë të kënaqshme.

 ‘’ Masat ekzistuese nëse respektohen do të ishin të mjaftueshme që numri të mbahet në nivele të pranueshme dhe gradualisht të krijohet imuniteti kolektiv. Por një problem në vete është se askush nuk është duke i respektuar masat në fuqi dhe ky është një problem që duhet ta trajtojnë autoritetet shëndetësore të Kosovës të cilat nuk janë shquar as me një përkushtim e as me një seriozitet në masat dhe aktivitetin e tyre për ta kontrolluar pandeminë, tha Tolaj.


Në anën  tjetër ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar publikisht  se në Kosovë në muajin mars do të arrijnë 33 mijë e 600 vaksina anti covid.
Ai tha se arsyeja pse vaksinat nuk kanë ardhur deri tash, janë kushtet që është dashur të plotësohen. 


‘Shpërndarja do të bëhet në mars dhe në prill. Në mars do të shpërndahen 33 mijë e 600, nga AstraZeneca, 67 mijë e 200 copë në prill, derisa nga cila kompani, varet nga COVAX, se ku ajo i blen vaksinat, Pfizer apo kompani tjetër, ende nuk e dimë.

Programi ndërkombëtar i njohur si COVAX, udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë , Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike dhe Gavi (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin).
Ky program synon të bashkojë fondet e shteteve të pasura dhe të organizatave joqeveritare, me qëllim të zhvillimit të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton koroanvirusi, si dhe ta shpërndajë atë në gjithë botën.
Kosova këtë muaj po synon të merr 360 mijë doza, nga COVAX përmes UNICEF-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat