Kandidati për kryetar të LDK-së, Anton Çuni, në një prononcim ka folur në lidhje me ftesën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit drejtuar subjekteve politike në lidhje me formimin e institucioneve.
Çuni ka thënë se nuk pritet të marrë pjesë, pasi LDK-ja shkon në proces të brendshëm zgjedor të dielën dhe si e tillë Kryetarit të ri dhe Kryesisë u duhet pak kohë për kosnsultime.
Ai ka thënë se Kurti do ta ketë mirëkuptimin të sigurojë një kohë tjetër më të përshtatshme.
“Eshtë e natyrshme që partitë politike të kenë bashkëpunim për proceset në të ardhmen. Por, duhet patur parasysh se kryetari i ri, Kryesia e re po ashtu edhe Këshilli i Përgjithshëm do të fillojnë me u përzgjedh me datën 14-mars, kështu që kryetarit të ri i duhet pak kohë me u konsultu me strukturat. Besoj që zoti Kurti do e ketë mirëkuptimin edhe të sigurojë një kohë më të përshtatshme për diskutime” deklaroi Çuni për Blic.
Ndërsa kandidati tjetër nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se do të shkojë në tryezën e bisedime të thirrur nga Kurti dhe Osmani nëse zgjedhet në krye të LDK-së.
Por një mendim të njëjtë nuk ndan Lumir Abdixhiku, kandidat tjetër për kryetar të LDK-së.
Abdixhiku dekalroi mbrëmë se nëse zgjedhet në krye të LDK-së nuk do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Albin Kurti për në datën 15-mars.