Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, të cilat akoma nuk e kanë siguruar vaksinën kundër koronavirusit për qytetarët e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, kjo është turp për Qeverinë.
“Qyqana e paka jeni, ta dini”, ka shkruar tutje Koci, i cili shprehet se po të ishte kryeministër, nuk do të kishte lënë asnjë ambasadë pa shkuar e me iu ra në gjunjë, dhe me ua kërkua së paku nga 200 vaksina.
“Poashtu, nuk e kisha lënë pa shku në Shqipëri, SHBA, Gjermani, Britani, Francë, Itali, Turqi e në të gjitha vendet mike, me ja u kërku nga 500 deri në 1000 doza”, shkruan tutje ai.
“Nuk mund t’a bindim Iranin e as Korenë e Veriut që mos ta vazhdojnë me programin nuklear, as nuk mund të ndikojmë në politikën globale - por nga 500 doza vaksinë, secili shtet mik, na i kishte dhënë”, shkruan avokati.
Lexojeni ragimin e tij:
Asnjë dozë e vaksinës nuk është dhënë në Kosovë.
Si duket jemi të vetmit në Evropë.
Turp!
Me qenë kryeministër, nuk e kisha lënë pa shku në secilën ambasadë rend e me ju ra në dy gjunjë; me ja u kërku së paku nga 200 vaksina.
Poashtu, nuk e kisha lënë pa shku në Shqipëri, SHBA, Gjermani, Britani, Francë, Itali, Turqi e në të gjitha vendet mike, me ja u kërku nga 500 deri në 1000 doza.
Kërkesë e sinqertë, konkrete - lutje që ia bën miku-mikut.
Askush nuk na kishte refuzu.
E kuptoj - jemi shtet i vogël.
Nuk mund t’a bindim Iranin e as Korenë e Veriut që mos ta vazhdojnë me programin nuklear, as nuk mund të ndikojmë në politikën globale - por nga 500 doza vaksinë, secili shtet mik, na i kishte dhënë.
Vetëm duhet me e ditë me i kërku.
Kur është në pyetje shëndeti i popullatës, prej kyreministrit dhe krejt qeverisë presim që - nëse ka nevojë, me ju ra në dy gjunjë - liderëve të shteteve, me kërkesa për vaksina - nëse veç nuk keni ditë të krijoni raporte personale miqësore.
Qyqana e papaka jeni. Ta dini!