Aksioni i Njësisë Speciale, Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e kryetarit të Kllokotit

Aktuale

Aksioni i Njësisë Speciale, Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e kryetarit të Kllokotit

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:03
Bozhidar Dejanovic

(E plotësuar 12:29) - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e ka konfirmuar se kryetari i komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanovic është arrestuar sot për dyshimet për manipulim me vota.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se, sot, ka ekzekutuar Urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollimin e Objekteve të Komunës së Kllokotit, në lidhje me një hetim që është duke zhvilluar ndaj Kryetarit të Komunës, të pandehurit Bozhidar Dejanovic, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” e paraparë dhe sanksionuar me nenin  210  të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

Ndaj Dejanovic me vendim të prokurorit të çështjes u vendos ndalimi për 48 orë, dhe brenda afati ligjor do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës Paraprake.

Manipulim me vota, Policia jep detaje për arrestimin e kryetarit të Komunës së Kllokotit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se operacioni i realizuar ka të bëjë me procesin zgjedhor.

Kelani për KosovaPress tregon se operacioni policor është duke u vazhduar ende dhe ky operacion është realizuar në bashkëpunim me prokurorinë.

“Mund të konfirmojmë se, në bazë të kërkesës së Prokurorisë dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor. Ky operacion i cili është duke u realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërlidhet me procesin zgjedhor. Me respekt, Zyra për informim e PK-së”, tregoi Kelani.

***

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion në objektet e Komunës së Kllokotit.

Sipas mediave lokale në këtë aksion është arrestuar kryetari i kësaj komune, Bozidar Dejanovic.

Poashtu, në këtë aksion mësohet se është arrestuar edhe drejtori i Urbanizmit në komunën e Kllokotit.

Image
Bozidar Dejanovic

Ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Kllokotit ditë më parë është ngritur aktakuzë me dyshimet për keqpërdorime të detyrës zyrtare.

Sondazhi është bërë në faqen online "strawpoll.com", ku është një ndër faqet më të sakta të sondazheve në të cilën nuk mund të ketë manipulime dhe çdo votues mund të votojë vetëm një herë, e jo më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat