Skandali i subvencioneve: Ja si u arrestua zyrtari i komunës dhe fermeri

Aktuale

Skandali i subvencioneve: Ja si u arrestua zyrtari i komunës dhe fermeri

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:45
Policia

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Gjilan, ka arrestuar një zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan dhe një fermer.

Zyrtari komunal dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa fermeri për mashtrim.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka jap detaje lidhur me këtë rast.

“Sipas kërkesës, i pandehuri Z.P., që nga viti 2012, deri në fund të vitit 2020, si person zyrtar në cilësinë e zyrtarit për vlerësim dhe verifikim të aplikacioneve, në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Gjilanit, në vazhdimësi dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe të pandehurin tjetër B.T., ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i mundësuar të pandehurit B.T., përfitimin e kundërligjshëm të subvencioneve që nga viti 2012 deri në vitin 2019 nga 150 euro për hektar për çdo vit, ndërsa, në vitin 2020 shumën prej 900 euro, edhe pse i njëjti nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret për fitimin e subvencioneve për të mbjellat me grurë. Kurse, i pandehuri B.T., në cilësinë e fermerit, ka aplikuar për marrjen e subvencionit, duke paraqitur të dhëna të pasakta dhe jo të plota, ku në mënyrë të paligjshme pa përfituar nga subvencionet”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat