Kandidati për kryetar të LDK-së, Besian Mustafa, në emisionin DPT te Fidani, ka folur për akuzat ndaj tij nga brenda LDK-së që po i vijnë, përcjellë “Bota sot”.
Që nga shpallja e kandidaturës së tij, disa zëra brenda LDK-së kanë kundërshtuar atë për kryetar, duke e akuzuar se do ta çojë edhe më poshtë LDK-në.
Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?
Por këtyre akuzave, Besian Mustafa i është përgjigjur me një pyetje.
“Këta që bëjnë këso akuza, dua t’ua bëjë një pyetje: Ku ishin ata kur u vra Xhemajl Mustafa? A nga Besian Mustafa po e mbrojnë LDK-në? Është qesharake, është e trishtë çfarë akuza më bëhen, nga dikush që tash na del si gardian apo rojtar i LDK-së që e mbron partinë nga Besian Mustafa”, tha ai te Fidani, transmeton “Bota sot”.