Drejtori i institutit për drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se burimet e tyre nga Veriu i Kosovës, bëjnë të ditur se Milan Radojiçiq ka ardhur sot në Kosovë.
Miftaraj këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook.
Ai ka thënë se do të jetë interesante të shohim reagimin e prokurorisë speciale dhe të policisë së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Burimet tona ne veriun e Kosoves, thone se Milan Radojiciq paska ardh sot ne Kosove!
Do te jete interesante te shohim reagimin e Prokurorise Speciale dhe Policise se Kosoves lidhur me te njejtin, nese vertetohet se i njejti ka hyre ne Republiken e Kosoves.