Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se u.d së presidentes Vjosa Osmani nga dita e diel mund të fillojë më procedurat për formimin e legjislaturës së re.
Ai ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sipas tij, muaji prill duhet ta gjejë Kosovën me institucione të reja, përcjell Bota sot.
Lexo edhe: Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?
Postimi i Miftarajt në Facebook:
KQZ nesër certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, apo 27 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Nga dita e diel asgjë nuk e pengon Presidenten të fillojë me procedurat për konstituimin e legjislaturës së re.
Pas kësaj edhe me formimin e institucioneve si emërimi i Presidentit dhe formimi i Qeverisë.
Ideale do të ishte që muaji Prill të gjejë Kosovën me institucione të reja.