Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli ka dalë kundër vendimit të Kryesisë së kësaj partie për të marrë pjesë në takimin e së hënës lidhur me konstituimin e institucioneve.
Nga Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e ftuar Kurti.
E Cakolli duke shpërndarë disa lajme të publikuara në media për këtë çështje e ka quajtur gabim këtë vendim të PDK-së.
“GABIM! PIKË!”, ka shkruar Cakolli në llogarinë e tij në Facebook.
Gjatë ditës pjesëmarrjen në takimin e së hënës e kanë konfirmuar edhe LDK e AAK.