Delegatja e LDK-së, Ile Demiri, nuk do të marrë pjesë në votimin e së dielës, ku do të zgjidhet pasardhësi i Isa Mustafës.
Demiri ka bërë të ditur edhe arsyet e mospjesëmarrjes në votim.
“Edhe pse jam delegate e LDK-së, të dielën nuk do të marr pjesë në votim, sepse është ditë vikendi, ditë pushimi”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Lexo edhe: Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?
Përndryshe, të dielën do të votohet kreu i ri i LDK-së, ku në garë për kryetar janë: Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.