Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Berisha, djali i ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha, i cili një kohë ishte edhe këshilltar i kryeministrit Hoti, ka bërë një propozim interesant lidhur me Kuvendin e LDK-së që pritet të mbahet këtë të diele.
Berisha ka propozuar që ky Kuvend për shkak të pandemisë Covid-19 të mbahet në sallën “1 Tetori”, osë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa do të jenë kandidatë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ja shkrimi i tij:
Salla 1 Tetori apo në fund të fundit, stadioni “Fadil Vokrri”, janë zgjidhjet optimale për të mbajtur të dielën Kuvendin zgjedhor të LDK-së, konform gjendjes pandemike në të cilën jemi!