Sejdiu: Për një muaj vdiqën mbi 140 persona nga Covid 19, krejt si pasojë e budallakut të partive!

Aktuale

Sejdiu: Për një muaj vdiqën mbi 140 persona nga Covid 19, krejt si pasojë e budallakut të partive!

Më: 12 mars 2021 Në ora: 17:03
Dardan Sejdiu

Ish-deputeti dhe analisti Dardan Sejdiu ka kritikuar partitë politike për rritjen e numrave të të infektuarve me koronavirus.

Përmes një postimi, Sejdiu u shpreh se brenda një muaji kanë vdekur mbi 140 persona nga koronavirusi.

Postimi i plotë:

Me datën 12 Shkurt këta ishin numrat që u raportuan me COVID19: 372 raste pozitive 7041 raste aktive

Sot një muaj më vonë këta janë numrat:730 raste pozitive 10530 raste aktive

Brenda kësaj periudhe janë raportuar mbi 140 raste të vdekjes me COVID19!

Krejt kjo si pasojë e budallakut të partive politike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat