Gara e nxehtë është duke mbretëruar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Tashmë, janë katër emra që kanë paraqitur kandidaturat për kreun e këtij subjekti.
Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa janë kandidatët që edhe zyrtarisht do të garojnë për të parin e LDK-së.
E, për njërin prej kandidatëve të LDK-së ka folur njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti.
Mehmeti ka komentuar Lutfi Hazirin, aktualisht nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Gjilanit, të cilin analisti e ka quajtur si një kameleon.
Sipas Mehmetit, Haziri është i përshtatshëm për çdo sistem dhe pushtet.
Ndërsa, Mehmeti ka bërë me dije se të dielën Haziri nuk duhet të zgjidhet kryetar i LDK-së, ndërsa thekson se mos zgjedhja e tij në krye të LDK-së, është hapi i pari për të spastruar këtë parti.
Ja shkrimi i tij:
Lutë kameleoni
Luta, kameleoni i politikës së Kosovës. I përshtatshëm për çdo sistem dhe pushtet, formulë Shekspiriane për të mbijetuar në politikë: mirë më të gjithë, askujt mos ia prish qejfin... kështu edhe rriten fitimet materiale, dhe zgjatet mbijetesa politike.
Ka shume Luta... veç këtij të LDK-së të dielën duhet t’i jepet ajo që meriton... mos zgjedhja e tij në krye të LDK-së, hapi i pari për të spastruar këtë parti dhe përgjithësisht skenën tonë politike nga kameleonët.