Dy djemtë e ish-ministrit të Brendshëm, Agim Veliut, kanë njoftuar publikisht se kë e përkrahin si të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me anë të një postimi, djali i Veliut, Skender Veliu, ka thënë së ai dhe vëllau i tij, Galani janë për Lufti Hazirin si kryetar të ardhshëm të partissë dhe po i njëjti votim pritet të jetë edhe nga babai i tyre.
“Unë dhe Galani me Luten kryetar”, ka shkruar ai krahas fotografisë së postuar në profilin e tij në Instagram.
Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?
Ndryshe, me 14 mars, ditën e dielë do të bëhet zyrtare se kush nga Anton Quni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa, do të fitojnë shumicën e votave të partisë.