“Lumiri kopje e Albinit”, nga Vetëvendosje i reagojnë LDK-së

Aktuale

“Lumiri kopje e Albinit”, nga Vetëvendosje i reagojnë LDK-së

Nga: A.Zh Më: 12 mars 2021 Në ora: 22:30
Lumir Abdixhiku, Albin Kurti

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Liri Loshi, ka reaguar pasi dikush në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e ka krahasuar kandidatin për kryetar Lumir Abdixhikun me liderin e VV-së Albin Kurtin.

Loshi ka thënë se në LDK deri tani e kanë luftuar me çdo kusht Kurtin origjininal, ndërsa tash sipas tij, po iu duhet një kopje e tij, përcjell Bota sot.

Ai ka ironizuar, duke thënë se nëse iu duhet, VV-ja mund t’ia jep LDK-së edhe Xhelal Sveçlën, Haki Abazin apo Sami Kurteshin.

Postimi i Loshit në Facebook:

Paskan thënë këta të LDK-së se Lumiri është Albini ynë. Shih ti, deri tash e kanë luftuar me çdo kusht Albinin origjinal. Tash po u bëka punë edhe një kopje e Albinit.

Valla hallall ju qoftë se plot ide jeni. Kund fjala vend nuk iu zë. Qyre ti, Lumiri si Albini! E si Xhelalin kend e keni? Po si Hakiun a keni ndonjë? Nëse ju bën punë ua japim Samiun. A doni më?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat