Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Safet Kamberi, ka thënë se ky subjekt i ka përfunduar të gjithë punët teknike për Kuvendin Zgjedhor që prite të mbahet këtë të diel, për zgjedhjen e kryetari të ri.
Kamberi ka theksuar se nga kjo degë janë 12 delegatë të cilët do të mund të votojnë në Kuvend.
“LDK-ja, pothuajse i ka përfunduar të gjitha punët teknike të përgatitjes se Kuvendit të Përgjithshëm, i cili do të mbahet të dielën.
Nga dega e Mitrovicës janë 12 delegatë të cilët do të votojnë për kryetarin e ri”.