Albana Bytyqi, pas rinumërimit të votave, ka arritur që të bëhet pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ndonëse, më herët vendin e saj e kishte zënë Meliza Haradinaj-Stublla, por pas dallavereve që u publikuan në media për blerjen e votave, KQZ-ja ka rinumëruar ato dhe Haradinaj-Stublla nuk arriti t’i marr votat e nevojshme.
Pas certifikimit të rezultateve u konfirmuar se Albana Bytyqi do të zë vendin e saj.
Kjo e fundit, përmes një postim në Facebook, thotë se, si deputet e AAK-së do të jep maksimumin e saj në mirëqenien e secilit qytetar.
Sipas saj, AAK-ja duhet të punoj shumë për të gjetur rrugën e duhur drejt ndryshimit.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, të nderuara media,
Tash e tutje do të jem pjesë e Legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si deputete e re nga radhët e Aleancës do të bëj maksimumin tim që të jap kontribut në mirëqenien e secilit qytetar!
Aleanca duhet të punojë shumë në vete për të gjetur rrugën e duhur drejt ndryshimit. Kjo sfidë bëhet më e lehtë me vendosshmërinë tonë dhe përkrahjen tuaj, prandaj faleminderit për besimin!
Falenderoj gjithashtu kryetarin z. Ramush Haradinaj për mbështetjen e dhënë! Ky privilegj më shton vullnetin dhe përgjegjësinë për angazhim më të fortë në interes të qytetarëve!
Jemi bashkë e na priftë e mbara!
Albana Bytyqi