I vjen mbështetja Anton Qunit: Unifikues, lider dhe i dëshmuar

Aktuale

I vjen mbështetja Anton Qunit: Unifikues, lider dhe i dëshmuar

Nga: N. H Më: 13 mars 2021 Në ora: 12:48
Anton Quni

Kandidatit për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i ka ardhur një mbështetje nga dega e LDK-së në Prizren.

Në mbledhjen e mbajtur sot, thuhet se të gjithë delegatët e degës së Prizrenit, unanimisht janë në mbështetje të kandidaturës së kryetarit Anton Quni.

Madje, sipas kësaj dege, Quni është unifikues, lider dhe i dëshmuar për beteja epike në luftë dhe në paqe. Ky njoftim është bërë në profilin zyrtar të degës LDK-së në Prizren.

Ja njoftimi i plotë:

Të gjithë delegatët e degës së Prizrenit, unanimisht në mbështetje të kandidaturës së kryetarit Anton Quni, për kryetar të LDK-së.

Unifikues, lider dhe i dëshmuar për beteja epike në luftë dhe në paqe!

Suksese

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat