Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se nesër në Kuvend zgjedhor të LDK-së, nuk do të ketë debat sipas rendit të ditës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse kjo është e vërtetë, atëherë kjo do të jetë goditja e parë në kredibilitetin e Kryetarit të ri, përcjell Bota sot.
Rugova ka thënë se një kryetar që është vërtetë i LDK-së, nuk do të pranonte kurrë të vinte në krye të partisë duke mohuar vlerën më sublime të demokracisë sonë të brendshme.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Rendi i ditës së kuvendit nuk parasheh debat. Nëse vërtet nuk ka debat atëherë kjo do të jetë goditja e parë në kredibilitetin e Kryetarit të ri. Një kryetar që vërtet është i LDK-së nuk do të pranonte kurrë të vinte në krye të partisë duke mohuar vlerën më sublime të demokracisë sonë të brendshme.