Çka po paralajmërohet? LDK-ja kërkon prezencën e policisë në zgjedhjet e nesërme

Aktuale

Çka po paralajmërohet? LDK-ja kërkon prezencën e policisë në zgjedhjet e nesërme

Më: 13 mars 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), do të zgjedh nesër kryetarin e partisë, ku një ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit i pari i kësaj partie Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit.

Burimet e medias bëjnë të ditur se LDK nesër do ta mbajë tubimin në hotel “EMERLAD”, në Prishtinë, e me këtë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të jenë prezentë aty.

Ndryshe, procesi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i ka ecur mirë me 16 qershor të vitit 2019, ku në shumë nëndegë e degë të kësaj partie ka pasur përleshje fizike, duke mos munguar as gjuajtjet me karrige si në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e në disa qytete të tjera ka pasur mosmarrëveshje.

Në këto zgjedhje LDK deri tani ka 13,18 % apo 102 mijë e 616 vota. Kurse në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ishte renditur e dyta me 24,54% apo 206 mijë e 516 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje nuk ka arritur të dalë e para në asnjë komunë, madje ky subjekt ka shënuar humbje edhe në disa prej komunave të cilat me vite kanë qenë bastione të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat