Sot janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Nicola Orlando, tha se pret konsitutimin e shpejtë të Kuvendit të Kosovës dhe betimin e qeverisë së re.
Ai tha se ka shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, rendin dhe ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik.
“Urime të gjithë deputetëve të rinj të Kosovës. Mezi presim për një formim të shpejt të Kuvendit dhe Qeverisë gjithashtu edhe zgjidhjen e presidentit. Shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, Rendin dhe Ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik. S’ka kohë për të humbur”, ka shkruar Orlando.