PDK-ja tregon se çfarë do të flas me Kurtin e Osmanin

Aktuale

PDK-ja tregon se çfarë do të flas me Kurtin e Osmanin

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:16
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani, me qëllim të konsitutimit sa më shpejt të institucioneve kanë ftuar të hënën për konsultime tri subjektet kryesore politike për hapat e mëtejmë. 

Zëdhënësi i PDK-së, tha se PDK-ja do të marr pjesë në takimin e ftuar të hënën.

Sipas tij, si partia kryesore opozitare, qëndrimet e PDK-së rreth formimit të institucioneve do t'i bëjnë njohura në takim.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe AAK-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat