Flasin nga AKR-ja pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ja kush do ta përfaqësojë këtë parti

Aktuale

Flasin nga AKR-ja pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ja kush do ta përfaqësojë këtë parti

Nga: A.Zh Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:51
Behgjet Pacolli

Aleanca Kosova e Re, në legjislaturën e re të Kosovës do të përfaqësohet nga kreu i saj Behgjet Pacolli në grupin parlamentar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, ka thënë se AKR-ja shpreson që grupi parlamentar i LDK-së, do ta ketë për bazë programin e AKR-së, përcjell Bota sot.

Murseli ka thënë se në program përfshihet zhvillimi ekonomik, reformimi profesional i rinisë, zgjedhja e presidentit nga populli, reforma zgjedhore, etj.

Postimi i Murselit në Facebook:

Nga certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë AKR ka një mandat dhe shpresojmë që në grupin parlamentar ku do të vepron z. Pacolli do të merret për bazë programi i AKR-së, program ky që propozohet që nga viti 2007 është shumë i nevojshëm për Kosovën, që nga zhvillimi i ekonomisë liberale, ngritja e vetëdijësimit të qytetarëve, reformimi profesional i rinisë, zgjedhja e Presidentit nga populli, reforma zgjedhore, reforma e ligjit të prokurimit publik e shumë e shumë tjera të praktikuara nëpër shtetet e civilizuara evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat