Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kurti ka thënë se VV-ja ka fituar në referendum me 50,28%, duke e quajtur këtë shans të madh për Kosovën, përcjell Bota sot.
Në një postim në Facebook, Kurti ka falënderuar qytetarët dhe mërgatën për votat e tyre, duke thënë se fitorja është e secilit prej tyre.
Postimi i plotë i Kurtit:
Certifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.
Ju faleminderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.
U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.
Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!