Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka treguar se ka mposhtur Koronavirusin në ditën e fitores së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Ai këtë e ka quajtur “shenjë të mirë”, teksa ka treguar që ka filluar të shes libra në rrugë .
Postimi i Lajçit, pa ndërhyrje:
Shej fort i mirë
Provova me i shitë sot Kopilanat n'Pejë!
Mos me iu rrejtë, katër vetë me nderuen tue ble nga nji libër!
Mua mu kujtua 13-të marsi i vitit t'kaluem kur zbrita n'aeroport nga Düseldorfi!
Dhe pse?
Sepse erdha me virus e nuk disha çka asht se veç nji natë frymëmarrja me mundoi pak!
Kaloi Covidi pa e ditë!
Dhe, mu përserit n'fillim t'shkurtit n'ket vit. Njisoj, veç nji natë me mundoi pak frymëmarrja, dhe kaq!
Çuditërisht, kaloi në datën e fitorës se Albinit e Vjosës!
I thashë vetës: Duhet me qenë shej i mirë!
Kjo m'ra n'mend n'Pejë e s'mujta pa iu tregua se ia nisa me shitë libra rrugëve!
Shej fort i mirë!