Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka folur për zgjedhjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se në krye të LDK-së duhet të emërohet Vjosa Osmani, përcjell Bota sot.
Sipas tij, vetëm Osmani mund t’ia kthejë nderin LDK-së, e cila ka rënë si partia e tretë në Kosovë, në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt.
“Në krye të LDK-së duhet të emërohet dhe të zgjidhet zonja Vjosa Osmani....pikë... vetëm Vjosa do t’ia kthente nderin LDK-së. Unë e kam një librezë të anëtarësisë së LDK-së me një datë: 1991”, ka shkruar Maralusha në një postim në Facebook.
LDK-ja pritet ta zgjedh sot pasardhësin e Isa Mustafës, i cili ka dhënë dorëheqje./BS