Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mbahet sot, ku do të zgjedh kryetarin e partisë.
Ashtu edhe siç ka kërkuar LDK, pjesëtarë të policisë së Kosovës janë prezent aty.
Ndryshe, procesi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i ka ecur mirë me 16 qershor të vitit 2019.
Në shumë nëndegë e degë të kësaj partie ka pasur përleshje fizike, duke mos munguar as gjuajtjet me karrige si në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e në disa qytete të tjera ka pasur mosmarrëveshje.