Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, tashmë ka arritur në lokacionin ku është caktuar të mbahet kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
Ai ka thënë se është i sigurt që gjithçka do të shkojë mirë.
“Jam i bindur që kuvendi zgjedhor do të shkojë mirë”, është shprehur ai.
I pyetur nëse do të zgjedhet kryetar i partisë, ai është shprehur shkurtimisht se me rëndësi është që gjithçka të shkojë mirë.