Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka arritur tek Kuvendi i LDK-së, derisa tha se sot ky kuvend do të zgjedh kryetarin e ri.
Haziri u shpreh se të gjithë kandidatët janë njerëz të mirë, autoritete të partisë, dhe thotë se shpreson që kushdo që zgjidhet do të marrë detyrë tejet të rëndë.
Sa i përket lajmit për dorëheqjen e Anton Qunit, Haziri tha se për të është lajm i ri.
Tutje ai tha se do të ketë nevojë urgjente për reforma dhe hapi parë është përgaditja për zgjedhjet lokale.
“Nuk e pranoj dhe se lejoj logjikën e eliminimeve politike për shkak të konkurrencës politike, secili që kandidon e ka vendin e tij. Unë pranoj dhe përqafoj secilin që zgjidhet, dh edo të vazdojë menjëherë të punoj me të”, u shpreh Haziri.