Pas pak pritet të fillojë Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot do të mbajë zgjedhjet për kryetar të këtij subjekti politik.
Pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor, Lutfi Haziri ka deklaruar se nëse zgjidhet kryetar, ai do të bëjë ndryshime në kuvendet e degëve të LDK-së.
“Do të ketë nevojë urgjente që të ndërhyhet në kuvendet e degëve", tha ai.
Tutje ai ka thënë se ky është një kuvend i rëndësishëm i LDK-së dhe ka thënë se të gjithë kandidatët përveç se i ka kolegë, i ka edhe miq të mirë.