Lidhja Demokratike e Kosovës po mban sot Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.
Ndonëse mediat u lejuan të merrnin pamje në fillim të mbledhjes, ato nuk u lejuan më pastaj.
Kësisoj, Kuvendi Zgjedhor për kryetarin e ri, po mbahet pa praninë e mediave.
Në sallën e mbushur me delegatë, fjalën e morri i pari kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Rreth 330 delegatë të kësaj partie do të zgjedhin mes Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë shpallur kandidaturën e tyre deri tani.
Anton Quni, i cili gjithashtu ishte deklaruar si njëri nga kandidatët, sot ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura, duke thënë se do ta mbështes njërin nga kandidatët tjerë.