​Haziri: Cilido që zgjidhet kryetar do të ketë detyrë të rëndë

Aktuale

​Haziri: Cilido që zgjidhet kryetar do të ketë detyrë të rëndë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 10:42
Lutfi Haziri

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se kushdo që do të marrë detyrën e të parit të partisë e pret një barrë e rëndë. Sipas tij, uniteti dhe puna e përbashkët do të sigurojë rikthimin e madh të LDK-së.

Haziri, i cili vetëm nga gazetarët e kuptoi për tërheqjen e kandidaturës së Anton Qunit për kryetar të LDK-së, tha se nuk beson që ky veprim do t’i shtojë shanset atij për Fitore.

Haziri: Cilido që zgjidhet do të marrë një detyrë të rëndë

“Besoj shumë që se cilido që zgjidhet do të marrë një detyrë të rëndë, por uniteti dhe puna e përbashkët do të bëjë rikthimin e madh të LDK-së. Tërheqja e Qunit? Kam besuar që do të duhet të katër kandidatët me qenë sot në ballafaqim me vota dhe është e mirë që demokracia brenda LDK-së funksionon”, tha Haziri.

I pyetur se cila janë reformat që duhet të ndërmerren menjëherë pas këtij kuvendi zgjedhor, Haziri u shpreh se ka nevojë për ndërhyrje në degët e partisë dhe për t’u bërë gati për zgjedhjet lokale.

Haziri: Duhet të ndërhyjmë në degë para zgjedhjeve lokale

“Do të kemi nevojë urgjente që të ndërhyhet në kuvendet e komunave, në kuvendet e degëve ne i themi, në mënyrë që të përgatitemi për zgjedhje lokale. Ky është hapi i parë i madh që duhet të ndërmerret, natyrisht në bashkëpunim me kuvendin dhe këshillin drejtues të LDK-së që është organi më i lartë i LDK-së”, tha Haziri.

Haziri shkurt tha se do të pranojë ftesën e Kurtit dhe Osmanit për takim në rast se ai zgjidhet kryetar i LDK-së.

Po ashtu, ai tha se të gjithë kandidatët e tjerë për kryetarë mund të jenë pjesë e ekipit të tij për udhëheqjen e partisë.

Haziri: Do ta pranoj rezultatin

“Nuk e pranoj dhe nuk e lejoj logjikën e refuzimit, logjikën e eliminimeve politike për shkak të konkurrencës politike. Cilido që kandidon e ka vendin e vet në LDK dhe nuk ia mohon askush. A e pranoj rezultatin? E pranoj, e përqafoj dhe do të punoj në të njëjtin vend për secilin”, tha Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat