Vrasja që trondit Prishtinën: Burri vrau gruan, më pas veten

Aktuale

Vrasja që trondit Prishtinën: Burri vrau gruan, më pas veten

Më: 14 mars 2021 Në ora: 10:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua rreth të 50-ve është vrarë nga burri i saj mëngjesin e sotëm në Prishtinë, më pas i dyshuari ka vrarë edhe vetën, mësohet nga burimet.

Vrasja dhe vetëvrasja ka ndodhur me armë zjarri, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes në afërsi të viktimave.

Dy viktimat janë të moshës rreth 50-vjeç, ndërsa motivet që çuan deri te tragjedia mbeten akoma të paqarta.

Policia është deklaruar për rastin, në njoftimin e tyre thuhet se hetimet për zbardhjen e rastit kanë nisur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat