Behgjet Pacolli reagon pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, kjo është thirrja e tij për deputetët

Aktuale

Behgjet Pacolli reagon pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, kjo është thirrja e tij për deputetët

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:11
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë thirrje për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve.

Ndërkohë, Pacolli është i vetmi nga kjo parti që ka fituar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Pas certifikimit të zgjedhjeve falënderoj të gjithë votuesit e AKR-së, të cilët edhe këtë herë më dhanë mundësinë të jam zëri i tyre në Kuvend. Është një nder dhe përgjegjësi për mua.

Kuvendi i Kosovës të fillojë punën sa më parë. I ftoj kolegët e mi deputet të respektojnë vullnetin e sovranit dhe të hapin rrugë për formimin e Qeverisë së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat