Valentina Bunjaku-Rexhepi nga LDK ka folur për media gjatë pauzës së Kuvendit të LDK-së.
Ajo ka dhënë detaje se deri ku ka arritur puna e Kuvendit deri më tani.
“Deri tani ka qenë më shumë seancë solemne, janë pranuar të gjitha kandidaturat dhe tash pritet të bëhen përgatitjet për votim të fshehtë“, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.
Ajo ka mbështetur publikisht kandidaturën e Lutfi Hazirit për kryetar të ri të LDK-së.