Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ende nuk ka votuar për kryetarin e ri të partisë.
“Është duke u mbajtur një atmosferë demokratike, pjesa procedurale ka përfunduar tashmë delegatët janë duke votuar.Ende nuk kam votuar pasi ka radhë nga dega e delegatëve”.
Zemaj tha se masat kundër COVID-19 janë duke u zbatuar maksimalisht.
“Distanca është e garantuar brenda nga sekretaria e LDK-së, delegatët po mbajnë maska dhe dezinfektues ka gjithkah të gjitha masat po respektohen maksimalisht”, u shpreh Zemaj.