Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se në Kuvendin e jashtëzakonshëm Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovë janë paraparë të marrin pjesë 335 delegatë nga 355 sa janë gjithsej.
Krasniqi ka zbuluar se 20 nga 355 delegatët i janë bashkuar listës së Vjosa Osmanit para zgjedhjeve.
“Janë paraparë të marrin pjesë 335 delegatë, dhe jo 355, pasi 20 prej tyre i janë bashkuar Vjosa Osmanit dhe rrjedhimisht nuk kanë të drejtë vote.
Do të thotë që sot votojnë 335 delegatë, sigurisht nëse të gjithë kanë ardhur aty”, deklaroi Krasniqi.